NË ZVICËR

Goli i parë për Andi Zeqirin
3 December, 2017 @19:56
Andi Zeqiri ka shënuar golin e parë këtë sezon për Laussanen.
Ai erdhi në fund të ndeshjes kundër Baselit, që tashmë ishte humbur me mysafirët që kishin shënuar katër herë. Zeqiri tetëmbëdhjetë vjeçar, shënoi golin e parë në paraqitjen e tretë këtë sezon në minutën e 80të, tetë minuta pasi ishte inkuadruar nga banka rezervë.
Asistues në këtë gol ishte Benjamin Kololli i cili kishte shënuar para dy javëve në fitoren ndaj Luzernit.
Tek Baseli, Taulant Xhaka kaloi 90 minuta në lojë, derisa për 77 minuta lojë, Albian Ajeti arriti të shënoj golin e dytë tek skuadra kampione.
Me këtë fitore prej 4:1, Baseli ngushton në katër pikë epërsinë e Young Boysit në krye të renditjes, derisa Lausanne mbetet në 19 pikë, dy larg zonës së rrezikshme.