INICIME DISCIPLINORE

Drenica në disciplinore pas fitores ndaj Lirisë
4 December, 2017 @15:33
Skuadra e Drenicës që përfundoi pjesën vjeshtore të stinorit me fitore të madhe ndaj Lirisë në Riza Lushta të Mitrovicës, me golin e shënuar në minutën shtesë të takimit, është futur në procedurë disciplinore.
Njoftimin e ka bërë të ditur FFK-ja sot, ndërsa arsyet e futjes së ekipit kuqezi nga Skenderaj aty janë numëruar të jenë:
“Fyerje dhe sharje nga shikuesit në minutën e 15 të takimit drejt organeve të FFK-së si dhe pas shënimit të golit një numër i shikuesve hyri në fushë për të festuar.”
Njejtë, në disciplinore nga Komesari i Garave të FFK-së është futur edhe përfaqësuesesi zyrtar i KF Llapi, Muhamet Rexhepi.
“Largim nga fusha pas ofendimit dhe fyerjeve të rënda ndaj asistentit të ndeshjes Llapi-Trepça’89, M. Berisha, sipas raportit të ndeshjes.”