STADIUMI I RI

Pamje nga "Adem Jashari"/ Arkiv
Stadiumi kombëtar drejt Gllogocit
4 December, 2017 @14:54
Qeveria e Kosovës sot ka marrë vendim që stadiumi kombëtar i Kosovës në futboll të ndërtohet në komunën e Gllogocit, në hapësirën 25 hektarëshe në Sankoc të kësaj komune.
Më heret është përfolur se stadiumi kombëtar i Kosovës do të ndërtohet në Bërnicë, pranë Prishtinës, kurse tash është vendosur në një vend 14 kilometra larg Prishtinës, siç thuhet në njoftimin zyrtar.