NË RUSI

Gol i Beqirajt, asistim i Roshit
3 December, 2017 @20:34
Fatos Beqiraj ka shënuar në fitoren Dinamos së Moskës ndaj Rostovit. Beqiraj kaloi tërë ndeshjen në lojë, derisa kishte shënuar golin e parë në minutën e 42të në fitoren 2-0, që ngjet Dinamon në pozitën e 14të të Premjer Ligës ruse.
Akhmati i Groznyt ka lëshuar nga duart befasinë në duel me Krasnodarin. Skuadra e treshes shqiptare – Roshi, Balaj, Bernard Berisha ishte duke udhëhequr me rezultat 2-0 pas pjesës së parë, me Roshin asistues në golin e parë të shënuar nga Shvets. Megjithatë vendasit u kthyen për të përmbysur rezultatin me golin e tretë të shënuar në kohën shtesë nga Joaozinho.
Bekim Balaj nuk u aktivizua nga banka rezervë derisa Bernard Berisha nuk ishte i ftuar për këtë ndeshje.
Pas javës së 19 të Premjer Ligës ruse, Akhmat Grozny mbetet në pozitën e shtatë me 25 pikë.