Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PELICANS - JAZZ

Utah Jazz rihap stinorin me fitore

FOTO / Nba

Utah Jazz rihap stinorin me fitore


31 July, 2020 @9:33

Pas 4 muajve pushimi, në ndeshjen e parë në NBA, Utah Jazz e mposhti New Orleans Pelicansin me rezultat të ngushtë 104-106.

Pelicansat ishin në epërsi gjatë tërë ndeshjes, por Utah në çerekun e fundit arriti ta kontrollojë ndeshje për ta regjistruar fitoren e parë pas pushimit.

Brandon Ingram i Pelicansit e kishte rastin për ta fituar ndeshjen në sekondat e fundit, por tentimi i tij ishte i pasaktë.

Koshashënuesi më i mirë te Utah ishte Jordan Clarkson me 23 pikë, derisa u dalluan edhe Mike Conley e Donovan Mitchell me nga 20 pikë dhe i infektuar i parë në NBA nga COVID-19 Rudy Gobert me 14 pikë e 12 kërcime.

Në anën tjetër u veçuan Brandon Ingram me 23 pikë, JJ Redick me 21 pikë dhe Jrue Holiday me 20 pikë të tjera.

Utah Jazz e kishte siguruar Play Offin, por New Orleans Pelicas me këtë humbje e vështirëson punën për të shpresuar në Play Off.


 
Të gjitha lajmet nga NBA