GAME 3: PENZA - BASHKIMI
Vajzat e Bashkimit kampione të Kosovës!
3 May, 2018 @19:05
Vajzat e Bashkimit janë zyrtarisht kampione të Kosovës për sezonin 2017/2018 të Superligës së femrave në basketboll.
Pas 2 fitoreve në dy duelet e para, vashat prizrenase e fituan edhe takimin e tretë të serisë në Pejë, për ta fituar kështu bindshëm titullin kampion.
Ndeshja e sontme kaloi me lehtësi për skuadrën e drejtuar nga Ilmen Bajra, derisa rezultati përfundimtar në fund ishte 50-77.
Më të dalluarat në fitoren e sontme të Bashkimit ishin Khadija Brown (29 pikë, 19 kërcime, 7 asistime, 4 vjedhje të topit, 1 bllokadë), Gresa Gashi (13 pikë, 5 kërcime, 2 bllokada, 1 asistim) dhe Anastasia Williams (12 pikë, 16 kërcime, 3 asistime, 3 bllokada), derisa te Penza u veçua Jeta Zeka me 22 pikë, 2 vjedhje të topit, 1 asistim e 1 bllokadë.
Siç dihet, Penza deri sonte ishte kampione në fuqi e Kosovës, ndërsa në anën tjetër ky është titulli i parë i vajzave të Bashkimit që nga sezoni 2009/2010.