EKSKLUZIVE
Valbona Bytyqi: Do të pushojmë si kampionë vjeshtor
3 December, 2016 @8:38
Basketbollistja më e dalluar e skuadrës së Penzës, Valbona Bytyqi, para ndeshjes derbi të Ligës së Femravve Penza - Prishtina mendon se ekipi i saj ka mësuar mjaft nga stinori i kaluar dhe kësaj radhe nuk ka vend për gabime.
Në prononcimin e saj para derbit, ajo ekskluzivisht për Borozani.com ka thënë se janë të gatshme për derbin që do t’a zhvollojnë ndaj Prishtinës të dielën.
“Sa i përket ndeshjes kundër Prishtinës, jemi shumë të përgatitura dhe kemi mësuar shumë nga dueli i fundit në vitin e kaluar kundër tyre, që thjesht nuk e kemi dhënë maksimumin dhe e humbëm titullin. Mendoj se çelësi kryesor është loja kolektive edhe mbrojtja agresive, ku besoj shumë në cilësitë që i kemi dhe gjithsesi jemi të përgatitura të pushojmë si kampion vjeshtor” ka thënë Bytyqi.
Ndeshja do të luhet të dielën në ora 20:00 në palestrën “Karagaçi”, derisa që të dyja skuadrat kanë bilanc prej 6-0.