Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi - vazhdojnë

Foto: KBTrepca/fb

Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi - vazhdojnë


20 June, 2022 @22:44

Dyshja mitrovicase e Trepçës, Valdrin Haxhiu dhe Samir Zekiqi, kanë vazhduar marrëveshjen me ekipin e qytetit të tyre.

KB Trepça ka bërë të ditur se klubi ka arritur marrëveshje me dyshen, duke nënshkruar edhe për një stinor, derisa Haxhiu e Zekiqi do të jenë pjesë e minatorëve për stinorin 2022/23.

Kujtojmë, mitrovicasit në stinorin që e lamë pas fituan Kupën e Kosovës, ndërsa luajtën finalen e Superkupës si dhe ishin finalistë të PlayOffit të Superligës.

Zekiqi në stinorin e fundit në Superligë ka luajtur me mesatare prej 9.1 pikëve, 3.3 kërcimeve dhe 1.4 asistimi për ndeshje, ndërsa Haxhiu ka luajtur me mesatare prej 3 pikëve për ndeshje, 1.2 kërcimeve dhe 1.1 asistimi për ndeshje.

Mitrovicasit më parë kanë vazhduar me trajnerin Ljubomir Minchev, ndërsa kanë siguruar edhe shërbimet e yllit të ekipit Drilon Hajrizi dhe playit të natyralizuar Amin Hot.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga