POWER RANKINGS
Varese në TOP 3 të favoritëve për FIBA Europe Cup
4 March, 2019 @22:12
Në artikullin e botuar së fundi në faqen zyrtare të FIBA Europe Cup, është bërë llogaritja e cilësisë së ekipeve që kanë arritur në TOP 16 të kësaj gare.
Rivalja e radhës për Prishtinën, Varese, është renditur në TOP 3 të favoritëve për të fituar trofeun e FIBA Europe Cup.
I pari është ish rivali i Prishtinës, Wurzburg, ndërsa i dyti në renditjen Power Rankings është Dinamo Sassari ku luan reprezentuesi i natyralizuar i Kosovës, Scott Bamforth.
E treta me radhë është skuadra e Vareses, ndërsa më tej janë të renditur: Holon, Avtodor Saratov, Bonn, Karsiyaka, Oostende, Bakken Bears, Ironi Ness Ziona, Ventspils, Balkan Botevgrad, Groningen, Alba Fehervar, Leiden dhe Prishtina.
Faqja zyrtare e garës ka bërë të ditur se kjo renditje është subjektive dhe nuk parashikon asgjë, pos mendimin e autorit të Power Rankings.
Përndryshe, Prishtina pret Varesen të mërkurën më 6 mars në përballjen që nis prej orës 20:30, derisa ndeshja e kthimit Varese-Prishtina do të luhet më 13 mars në të njëjtën orë.