KOSOVA U20 (F)
Vashat e Kosovës U20 udhëtojnë drejt Shkupit
Teksti: FBK
11 July, 2021 @17:53
Pas përgatitjeve në Prishtinë, Përfaqësuesja e Kosovës U20 te femrat ka udhëtuar drejt Shkupit në Maqedoninë Veriore, ku do të mbahet FIBA U20 Women’s European Challengers.
Kosova do të luajë në grup me Rumaninë, Sllovakinë, Luksemburgun dhe Maqedoninë e Veriut.
Basketbollistet e Kosovës U20 kanë stërvitur dy herë në ditë, derisa sot kanë marrë rrugën drejt Shkupit, ku shpresojnë në paraqitje të mira në turneun që do të organizohet nga 13 deri më 18 Korrik.
Përzgjedhësi Furkan Saglik ka shpallur edhe 12-shen përfundimtare: Dea Pushkolli, Astera Tuhina, Sara Vraniqi, Agnesa Rrahmani, Anita Grainca, Arba Hashani, Tringa Ukaj, Vanesa Bojku, Djellza Dekaj, Sumeja Kosumi, Erjona Krasniqi dhe Artesa Gashi.
Synimi i Kosovës është që të tregojë paraqitje të mira në këtë turne.
Kësaj radhe FIBA Kampionatet Evropiane nuk janë ndarë në Divizione, por në Grupe, dhe këto grupe do të organizohen në disa shtete. Pra, nuk do të ketë ngritje në Divizionin A, apo ulje në Divizionin C, në të gjitha kategoritë që organizohen garat gjatë verës.