Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAL MADRID

Vázquez humb sezonin

Foto:Google

Vázquez humb sezonin


11 April, 2021 @16:19

Lucas Vázquez i thotë lamtumirë sezonit. Lojtari pësoi një goditje të fortë kundër Busquets gjatë El Clasicos dhe pësoi dhimbje në gjurin e majtë.

Ai u përpoq të vazhdonte, por nuk ishte e mundur dhe u zëvendësua para pushimit nga Odriozola.

Spanjolli iu nënshtrua testeve këtë të dielë në Valdebebas. Testet zbuluan një ndrydhje të ligamentit të pasëm në gjurin e tij të majtë, që do të thotë se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë përsëri këtë sezon.

Një lëndim që në kushte normale kërkon një muaj e gjysmë për tu rikuperuar

“Pas testeve të kryera sot në lojtarin tonë Lucas Vázquez nga Shërbimet Mjekësore të Real Madrid, ai është diagnostikuar me një ndrydhje të ligamentit të pasëm në gjurin e tij të majtë. Në pritje të përmirësimit,” njoftoi ekipi madilen në rrjetet sociale.


 
Të gjitha lajmet nga