Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MATCH REPORT: SIGAL PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi befason dhe triumfon në Prishtinë

Vëllaznimi befason dhe triumfon në Prishtinë


9 December, 2020 @17:14

Fitore historike e kuqezinjëve të Gjakovës në kryeqytet. Sa befasuese aq edhe e merituar e basketbollistëve të drejtuar nga maqedonasi Ljupcho Malinkov, pasi që Vëllaznimi ka arritur fitore të rrallë ndaj Sigal Prishtinës 61-73 [18-17, 20-20, 11-16, 12-20].

Pas pjesës së parë thuajse krejtësisht të barabartë, Vëllaznimi ka filluar të bëj dallimin në pjesë të dytë të lojës ku nisi të shkëputet në rezultat dhe duke arritur ta ruajë epërsinë deri në fund të ndeshjes ka arritur fitoren që i ngrit në tabelë.

Devante Jackson ka qenë më efikasi te Vëllaznimi, duke shënuar 18 pikë në fitore. Ai ka shtuar edhe 8 kërcime e 2 asistime në llogari të tij në këtë fitore të madhe të ekipit.

TABELA AKTUALE

Pos tij janë dalluar edhe Cedric Council që kreu lojën me double-double 14 pikë+ 11 kërcime, derisa Chris Hortman ka shkëlqyer me triple-double prej 10 pikëve, po aq kërcimeve dhe asistimeve në fitore.

Transferi i ri i ekipit, Robert Shestani ka pasur performancë tejet të mirë në debutimin e tij, duke luajtur me 11 pikë e 8 asistime në fitore.

Te Prishtina Fisnik Rugova qe më efikasi me 16 pikë, ndërsa Arian Qallaku shënoi 13 pikë.

Përforcimi i ri i skuadrës Daniel Lekndreaj debutoi tejet suksesshëm duke shënuar 11 pikë, 11 kërcime e 1 asistim për të kryer ndeshjen i vetmi me double-double te bardhekaltërit.

Me fitoren e kuqezinjëve, bilansi i Prishtinës dhe Vëllaznimit bëhet i njëjtë tash pas 6 ndeshjeve të zhvilluara, 2-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga