PAS DUELIT PRISHTINA-BASHKIMI

Vëllaznimi bie nga elita
10 April, 2021 @21:03
Me fitoren e Prishtinës ndaj Bashkimit sonte, tashmë skuadra e Vëllaznimit nuk ka gjasa për mbijetesë në Superligë.
Kuqezinjtë e Gjakovës që erdhën në Superligë këtë stinor nga Liga e Parë e Kosovës, duket se po kthehen aty, pasi që fitorja e Prishtinës dhe tabela aktuale nuk i jep as mundësi teorike atyre në përballjen e nesërme për mbijetesë në Superligë.
Vëllaznimi tregoi shumë lojëra të mira në këtë stinor dhe ka shënuar fitore të mëdha, veçanërisht ndaj Prishtinës e Pejës, por në ndeshjen vendimtare për të në Shani Nushi u mposht nga Prishtina dhe kështu humbi gjasat për të bërë më shumë.
U desht që Prishtina sonte të mposhtej nga Bashkimi, e Vëllaznimi të fitojë nesër Pejën, ashtu që kuqezinjtë të provojnë mbijetesën përmes PlayOutit.