Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - BASHKIMI

Prishtina në Play Off, Trepça në Play Out

Prishtina në Play Off, Trepça në Play Out


10 April, 2021 @20:54

Prishtina duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 87-82, u kualifikua në Play Off.

Prishtina pas një stinori të dobët, që deri në xhiron e fundit ishte afër rënies nga Superliga, arriti të kualifikohet në Play Off.

Më i dalluari i Prishtinës në këtë ndeshje ishte Tevin Mack me 38 pikë, 4 asistime, 4 topa të rrëmbyer e 3 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Nigel Johson me 19 pikë, 12 asistime e 7 kërcime.

Te Bashkimi u dalluan Obinna Oleka me 22 pikë e 11 kërcime dhe Milos Latkovci me 20 pikë të tjera.

TABELA AKTUALE

Me këtë rezultat Prishtina e Bashkimi do të jenë në Play Off, ndërsa Trepça në Play Out e Vëllaznimi do të garon në Ligën e Parë.

Bashkimi e Prishtina kanë bilanc nga 11 fitore e 17 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga