Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AS PRISHTINA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi ekipi i vetëm i pamposhtur në Ligën e Parë

Vëllaznimi ekipi i vetëm i pamposhtur në Ligën e Parë


15 November, 2019 @22:30

Skuadra gjakovare Vëllaznimi, duke e mposhtur AS Prishtinën me rezultat 64-80, mbeti ekipi i vetëm i pamposhtur në Ligën e Parë.

Nga fillimi i ndeshjes e deri në fund, Vëllaznimi e kërkoi më shumë fitoren dhe e arriti në fund.

Xavier Newson, Bujar Qeku e Arion Balluku luajtën me double-double në këtë ndeshje. Newson luajti me 27 pikë e 11 kërcime, Qeku me 22 pikë e 16 kërcime dhe Balluku me 17 pikë e 10 asistime. Me pikë dyshifrore luajti edhe Bleonis Tanushi që dha 11 pikë.

Te AS Prishtina u veçuan Don Polloshka dhe Rron Kurti me nga 13 pikë secili, derisa performanca jo e mirë e Dion Haxhosaj, i cili luajti me 2 pikë ndikoi dukshëm në humbjen e AS Prishtinës.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi është ekipi i vetëm pa humbje deri më tani. Ata me 5 fitore gjenden në krye të tabelës, kurse AS Prishtina e regjistroi humbjen e parë të stinorit, derisa i kanë 3 fitore dhe gjenden në pozitën e dytë aktualisht.

Në xhiron tjetër Vëllaznimi takohet me Istogun, kurse AS Prishtina me Prishtinën e Re.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë