Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - VËLLAZNIMI

Vëllaznimi fiton në “Minatori”, Sehit debuton me humbje

TOPSPORTI / A.P

Vëllaznimi fiton në “Minatori”, Sehit debuton me humbje


26 December, 2020 @16:59

Pas 3 humbjeve resht, vjen fitorja për KB Vëllaznimin në Superligë.

Sot gjakovarët triumfuan ndaj Trepçës në “Mitrovicë”, me ndeshjen mes skuadrave në fjalë që përfundoi 86-91 për gjakovarët.

TABELA AKTUALE

Çerekët mes skuadrave ishin kryesisht të barabartë, me përjashtim atij të dytit, ku edhe u bë diferenca në rezultat.

Në këtë 10-minutësh, gjakovarët shënuan 26 pikë, ndërkohë që pranuan 15, për të krijuar një epërsi 11-pikëshe në prag të pushimit mes pjesëve.

Më pas, pjesën e dytë skuadra e Vëllaznimit e menaxhoi mirë dhe kështu e mbylli ndeshjen me fitore.

Të tre amerikanët luajtën me pikë dyshifrore te Vëllaznimi sot. Council luajti me 30 pikë e 14 kërcime, Hortman luajti me 25 pikë, 9 kërcime e 9 asistime, si dhe Devonte Jackson luajti me 17 pikë, 8 kërcime e 2 asistime.

Te “xehetarët”, Tramaine Andre Isabell Jr. sot ishte më i miri me 25 pikë, 7 asistime e 6 kërcime, ndërkohë që mbi 20 pikë i shënoi edhe Mojeed Ewuosho, gjithsej 21, krahas edhe 4 kërcimeve e 2 asistimeve.

Për Trepçën, për herë të parë kryetrajner sot ishte i sapoardhuri Serhat Sehit, i cili aventurën e tij te skuadra mitrovicase e nis me humbje. Kjo ishte humbja e shtatë rresht për mitrovicasit në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga