SHANI NUSHI - GJAKOVË
Vëllaznimi fundos Kerasanin
14 November, 2015 @20:21
Vëllaznimi nuk ka lejuar që të befasohet sonte në “Shani Nushi” të Gjakovës nga Kerasan Prishtina. Kuqezinjtë kanë arritur që të shënojnë fitoren e dytë të stinorit ndaj ekipit që po debuton në Superligë, Kerasan Prishtina.
Vëllaznimi ka krijuar epërsi të mjaftueshme në pjesë të parë të lojës duke e përfundar 20 minutëshin e parë të ndeshjes me rezultat 47-30.
Kjo epërsi i dha komoditet ekipit gjakovar në pjesë të dytë dhe përkundër se Kerasani u këndell pak, nuk arriti të bëj më shumë sesa të afroj në fund deri në 5 pikë 97-92, për të mbetur pa fitore në Superligë.
Arian Qallaku ka qenë lojtari më i dalluar te Vëllaznimi duke shënuar double-double prej 23 pikëve dhe 11 asistimeve, ndërsa Blendi Matoshi ka kontribuuar me double-double më interesant prej 22 pikëve dhe 18 kërcimeve në këtë përballje për Vëllaznimin.
Pesë basketbollistë të Vëllaznimit kanë përfunduar ndeshjen me pikë dyshifrore ku përveç dyshes së përmendur këtë e kanë arritur edhe Gent Zeka 10, Driton Rraci 18 dhe Michael Leëis 13.
Në anën tjetër, Kerasani që u dallua me lojë të mirë në pjesë të dytë e nuk arriti te fitorja ka pasur 4 lojtarë që përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore, derisa më i efikasi ka qenë Ardit Beqiri me 22, pastaj janë dalluar Qëndrim Ajazaj me 19, Etnik Peci me 17 dhe Egzon Gashi me 16 të tjera.
Në fund, Vëllaznimi arrin fitoren e dytë të stinorit ndaj Kerasanit dhe të dytën në përgjithësi për ta fundosur edhe më ekipin në fjalë në tabelë.
Statistikat ekipore
Vëllaznimi | Kerasan Prishtina | ||
Çereku i parë | 25 | 14 | |
Çereku i dytë | 22 | 16 | |
Çereku i tretë | 25 | 26 | |
Çereku i katërt | 25 | 36 | |
Kërcime | 43 | 32 | |
Asistime | 23 | 12 | |
Bllokada | 3 | 0 | |
Topa të vjedhur | 14 | 3 | |
Topa të humbur | 4 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 9/31 (29%) | 4/16 (25%) | |
Tentime nga loja | 39/80 (48%) | 33/68 (48%) | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 10/16 (62%) | 22/32 (68%) |
Statistikat individuale te Vëllaznimi
1 | Arian Qallaku | 23 pikë | 11 asistime | 4 kërcime |
2 | Blendi Matoshi | 22 pikë | 18 kërcime | 1 asistim |
3 | Driton Rraci | 18 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
4 | Michel Lewis | 13 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
5 | Gent Zeka | 10 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
6 | Sami Hajzeri | 4 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Atik Koshi | 3 pikë | - | - |
8 | Leutrim Berisha | 2 pikë | 5 kërcime | - |
9 | Kreshnik Avdija | 2 pikë | - | - |
Statistikat individuale te Kerasan Prishtina
1 | Ardit Beqiri | 22 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
2 | Qëndrim Ajazaj | 19 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
3 | Etnik Peci | 17 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
4 | Ermir Gashi | 16 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
5 | Kreshnik Muçolli | 8 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
6 | Dion Haxhosaj | 5 pikë | 2 kërcime | - |
7 | Muhamedali Janjeva | 3 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Rinor Ahmeti | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
9 | Korab Muhadri | 0 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |