Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

100 PLUS

Vëllaznimi me 100+, i pari pas liderëve

BOROZANI/Lis Dorambari

Vëllaznimi me 100+, i pari pas liderëve


1 December, 2014 @14:26

Skuadra që erdhi këtë stinor në Superligë, Vëllaznimi, ka arritur të bëhet ekipi i parë që pas Sigal Prishtinës e Pejës, arrin shifrën e 100 pikëve të shënuara ndaj një kundërshtari në Superligë. 

Ekipi i udhëhequr nga tekniku Jeton Nixha, mbrëmë ka arritur që të mposht Kastriotin e Ferizajit në palestrën Shani Nushi të Gjakovës me rezultat 100-78. 

Peja e para, pastaj Prishtina me 100 e më shumë pikë

Si duket ardhja e amerikanit Phil Brooks ka ndikuar pozitivisht në sulm të ekipit, që tashmë duket më agresiv dhe preciz. 

Në anën tjetër, sa i përket statistikës, Peja është ekipi që ka arritur më së shpeshti treshifrorin e pikëve në Superligë, pesë herë dhe pas tyre vjen Sigal Prishtina me tre herë.



Ekipet që kanë shënuar 100 e më shumë pikë në një ndeshje të kampionatit:

1 Peja 5 herë Xhiro IV dhe Xhiro XI ndaj Yllit; Xhiro V ndaj Kastriotit; Xhiro VII ndaj Bashkimit dhe Xhiro VIII ndaj Besës.
2 Sigal Prishtina 3 herë Xhiro III dhe Xhiro X ndaj Besës; Xhiro VII ndaj Kastriotit;
3 Vëllaznimi 1 herë Xhiro XI ndaj Kastriotit;

 
Të gjitha lajmet nga