Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - PRIZRENI

Vëllaznimi mposht edhe Prizrenin! Ngritet në renditje

Vëllaznimi mposht edhe Prizrenin! Ngritet në renditje


3 December, 2022 @18:56

Fitore jashtëzakonisht e madhe dhe me vlerë për Vëllaznimin e Gjakovës sonte, derisa kanë mposhtur ekipin e Prizrenit me rezultat 74-66 [18-17, 21-9, 18-24, 17-16]. Loja e mirë e Vëllaznimit e treguar në cerekun e dytë të ndeshjes ka qenë e mjaftueshme për të shkuar në ritëm të mirë deri në fund dhe për ta fituar duelin!

Gjakovarët kanë shënuar fitoren e gjashtë kampionale dhe tashmë i kanë ikur mirë rrezikut, ndërsa skuadra po tregon përmirësime edhe në lojë, që tashmë po shfaqet edhe në rezultat për ekipin e Josip Plantakut.

Jordan Harris me 20 pikë ka qenë më efikasi te Vëllaznimi, ndërsa 14 ka shënuar Anthony Adger bashkë me 4 kërcime. 10 të tjera ka dhënë Emmanuel Omogbo, që ka kapur edhe 7 kërcime në këtë fitore.

TABELA AKTUALE

Vëllaznimi ka qenë më i mirë në treshe, njëjtë edhe në kërcime sesa kundërshtari, që ka bërë dallimin në lojë. Derisa ekipi gjakovar shënoi 30% të tentimeve për tri pikë, kundërshtari dha vetëm 14%. Vëllaznimi kapi 49 topa nën kosh, ndërsa Prizreni 41 - që bën edhe dallimin.

Te Prizreni nuk ka mjaftuar mundi i Dachon Burke sonte. Atij si ecën trepikëshet, pasi që shutoi 1/7, por gjithsesi shënoi më së shumti pikë në lojë, duke dhënë 25 pikë. Ai bëri edhe 6 kërcime e 4 asistime.

Me fitore, Vëllaznimi bëhet me bilanc 6-7 ndërsa Prizreni 6-6.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga