Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EMMANUEL OMOGBO LARGOHET NGA GJAKOVA

Vëllaznimi ndanë rrugët me Omogbon

Vëllaznimi ndanë rrugët me Omogbon


20 January, 2023 @15:54

Skuadra e Vëllaznimit ka ndarë rrugët me qendrën e huaj të ekipit, Emmanuel Omogbo. Ekipi ka falenderuar lojtarin për kontributin, ndërsa shpejt pritet të njoftojnë për një lojtar të ri, për ta zëvendësuar nigerianin me pasaportë amerikane.

Omogbo 27-vjeçar ka pasur mesatare prej 10.8 pikësh, 6.6 kërcimesh dhe 2.1 asistimesh te Vëllaznimi gjatë këtij sezoni dhe siç po duket nuk ka përmbushur kërkesat e ekipit për produktivitet më të lartë.

Basketbollisti 203-centimetra i gjatë arriti te Vëllaznimi më 15 tetor të vitit të kaluar dhe pas tre muajsh largohet nga kuqezinjtë.

Gjakovarët i janë rikthyer elitës këtë stinor dhe dëshirojnë të mbesin aty. Ekipi deri tash ka bilanc prej 7 fitoresh dhe 11 humbjesh pas 18 ndeshjeve të zhvilluara, ndërsa në fundjavë udhëtojnë te kampioni aktual i Kosovës, Ylli. Këta të fundit janë në seri prej 14 ndeshjesh pa humbje në kampionat.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga