Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVË

Vëllaznimi nis përgatitjet për 2025/26

Vëllaznimi nis përgatitjet për 2025/26


9 July, 2025 @12:09

Nën drejtimin e Xhengis Rexhepit, i cili vazhdoi marrëveshjen me Vëllaznimin, ekipi gjakovar ka bërë të ditur se ka filluar përgatitjet për edicionin e ardhshëm të garave 2025/26.

Vëllaznimi ka bërë të ditur se motivi është i lartë, ndërsa objetivat janë të qarta, pa i theksuar cilat janë ato.

“KF Vëllaznimi ka nisur përgatitjet për stinorin 2025/2026!
Me motivim më të madh se kurrë, objektivat janë të qarta dhe ekipa e gatshme!
Na priftë e mbara!”
— shkroi njoftimi i kuqezinjëve.

Kujtojmë, Vëllaznimi prej se ra nga Superliga në Ligë të Parë, tashmë qe sa vite nuk ka arritur të rikthehet aty, derisa në ndërkohë stadiumi i qytetit të tyre është në fazën e fundit të renovimit dhe besohet se mund të kthehen këtë stinor, pasi që në të kaluarën ndeshjet si vendas i luajtën në “Liman Gegaj” të Malishevës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë