VËLLAZNIMI-PRISHTINA
Vëllaznimi rezistoi, por Prishtina fiton me debutuesit Hajrizi e Jones
29 October, 2016 @18:52
Skuadra e Vëllaznimit ka befasuar me paraqitjen në pjesë të parë të ndeshjes ndaj Sigal Prishtinës sonte në “Shani Nushi” të Gjakovës, duke i rezistuar kampionit për plot 20 minuta.
Në çerekun e parë, Vëllaznimi ishte vetëm 3 pikë pas Prishtinës, me 22-25, ndërsa pas 20 minutave lojë vetëm 47-51 për bardhekaltërit, që nëse shikohet forca dhe fuqia ekonomike e ekipeve është arritje e madhe për kuqezinjtë kjo rezistencë.
Mirëpo, gjithçka erdhi në vend të vetë në pjesë të dytë të ndeshjes kur bardhekaltërit ndezën motorrët për të shënuar fitoren e dytë të stinorit në Superligë.
Për Prishtinën sonte kanë debutuar Drilon Hajrizi (i falur) dhe Marcel Jones (përforcim i ri i ekipit).
Pikërisht Hajrizi e Jones, bashkë edhe me Bojan Trajkovskin kanë qenë më efikasit te ekipi kampion, duke shënuar mbi 20 pikë secili.
Hajrizi e përfundoi ndeshjen me 22 pikë, sikurse edhe Trajkovski, ndërsa Jones u tregua më efikasi me 24 sosh.
Në anën tjetër, te Vëllaznimi kanë shkëlqyer Arian Qallaku me 25 dhe Beqë Kovaçi me 20 pikë, që mbajtën barrën kryesore të ekipit në këtë ndeshje.
Sigal Prishtina pas kësaj ndeshjeje ka barazuar bilancin në Superligë me 2-2, ndërsa Vëllaznimi përkundër paraqitjeve të mira, mbetet pa fitore 0-4.
VËLLAZNIMI
1 | Arian Qallaku (32:57) | 25 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
2 | Beqë Kovaçi (33:29) | 20 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
3 | Gent Zeka (32:20) | 13 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
4 | Blendi Matoshi (29:57) | 11 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
5 | Kreshnik Avdija (14:19) | 8 pikë | 1 kërcim | - |
6 | Leotrim Berisha (14;53) | 6 pikë | 1 kërcim | 1 asistim |
7 | Atik Koshi (17:29) | 2 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Driton Rraci (10:07) | 0 pikë | 3 kërcime | - |
9 | Dardan Brovina (3:21) | 0 pikë | 3 kërcime | - |
10 | Ardit Zeka (2:43) | 0 pikë | - | - |
SIGAL PRISHTINA
1 | Marcel Jones (22:35) | 24 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
2 | Drilon Hajrizi (24:55) | 22 pikë | 2 kërcime | 5 asistime |
3 | Bojan Trajkovski (24:00) | 22 pikë | 7 kërcime | - |
4 | Edmond Azemi (18:40) | 16 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Andrew Lawrence (24:17) | 6 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
6 | Louis Darby (13:07) | 6 pikë | 1 kërcim | 2 asistime |
7 | Fisnik Rugova (12:29) | 6 pikë | 2 kërcime | - |
8 | Granit Rugova (15:16) | 4 pikë | 1 kërcim | - |
9 | Gerti Shima (9:49) | 3 pikë | 2 kërcime | - |
10 | Jabarie Hinds (11:54) | 2 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
11 | Etnik Peci (16:13) | 2 pikë | - | - |
12 | Rinor Peci | - | - | - |