OKLAHOMA-PHOENIX
Westbrook si Jabbari, fiton Oklahoma
29 October, 2016 @10:13
Një ndeshje interesante u zhvillua mëngjesin e sotëm, me Oklahoman e Phoenixin që u detyruan të shkonin në kohë shtesë për ta përcaktuar fituesin e takimit.
Koha e rregullt përfundoi me rezultat 102-102, ndërsa pas vazhdimeve më e suksseshme u tregua skuadra e Oklahomas, e udhëhequr nga Russell Westbrook, i cili zhvilloi një paraqitje fenomenale.
Westbrook takimin e mbylli me 51 pikë, 13 kërcime e 10 asistime. Shënimi i mbi 50 pikëve dhe arritja e triple-double njëkohësisht nuk ishte arritur në NBA që nga viti 1975, kur të njëjtën gjë e bëri legjenda Kareem Abdul-Jabbar ndaj Trail Blazers.
Te Suns, më i dalluari ishte Tony Warren me 30 pikë të shënuara.
Pas 2 ndeshjeve, Oklahoma ka 2 fitore, ndërsa Phoenixi 2 humbje.