Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PP: VËLLAZNIMI - PRIZRENI

Vëllaznimi ulë epërsinë e Prizrenit

Pamje nga arkivi

Vëllaznimi ulë epërsinë e Prizrenit


31 October, 2020 @17:50

Skuadra e Vëllaznimit ka arritur të ulë epërsinë e Prizrenit në çerek të dytë të ndeshjes, por jo shumë, vetëm një pikë, 17-16.

Basketbollistët e drejtuar nga Ljupcho Malinkov përkundër se kanë nisur 10 minutëshin e dytë të ndeshjes me 5-1, por dalëngadalë mysafirët janë kthyer në lojë dhe nuk kanë lejuar që kuqezinjtë të afrohen më shumë.

Kështu, në fund të pjesës së parë në Shani Nushi rezultati është 40-47 në të mirë të Prizrenit.

Më efikasi pas pjesës së parë te Prizreni është Ty Nichols me 11 pikë të shënuara, ndërsa te Vëllaznimi ritmin po vazhdon ta mbajë Cedric Council me 14 pikë të shënuara.


 
Të gjitha lajmet nga