MOMENTET MË TË MIRA TË NDESHJES

Vendimtarja, Highlights: Prishtina - Trepça
1 May, 2023 @0:08
Trepça ka shënuar fitore në ndeshjen e pestë vendimtare të gjysmëfinales së PlayOffit ndaj Prishtinës, në një ndeshje jashtëzakonisht dramatike, me rezultat të ngushtë, 74-77, për të arritur finalen e PlayOffit të Superligës.
Derisa për Trepçën kjo është finalja e dytë me radhë, për Prishtinën ky është sezoni i tretë radhazi pa finale të siguruar. Përndryshe, kjo ka qenë seria më e gjatë e gjysmëfinaleve që prej gjysmëfinales Prizreni-Peja e zhvilluar në stinorin 2020/21.
Momentet e ndeshjes së pestë vendimtare, Prishtina - Trepça: