NGA INFORMATORI NR 2
Vetëm 3 ekipe shpëtojnë pa u dënuar
3 October, 2018 @11:35
Pas ndeshjeve të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll, vetëm tre ekipe ose lojtarët e tyre kanë shpëtuar pa u dënuar nga Komesari i Garave të FBK-së.
Prizreni, Borea dhe Rahoveci janë skuadrat që s’kanë marrë asnjë vërejtje nga KG-ja për xhiron e dytë të Superligës, ndërsa ekipet tjera kanë marrë këto dënime:
1. Basketbollisti i Yllit, Terrel Everett, 50 euro - për shkak të GT.
2. KB Trepça, 50 euro - për shkak të GT.
3. KB Ylli, 50 euro - për shkak të GT.
4. Gëzim Maloku, vëzhgues i ndeshjes Trepça-Ylli, 2 ndeshje mosdelegim. “Paraqitja jo objektive e fakteve në raport të ndeshjes, fshehja e fakteve”.
5. KB Prishtina, 50 euro - për shkak të GT.
6. KB Lipjani, 50 euro - për shkak të GT.
7. Krunoslav Krajnovic, trajner i KB Bashkimi, 75 euro - për shkak të GT.