TOP 5 PERFORMANCES OF GAMEWEEK II
TOP 5-shja e javës në Superligë (II)
1 October, 2018 @11:26
Pas ndeshjeve të xhiros së dytë të Superligës në basketbol, Topsporti.com ka përzgjedhur TOP 5 lojtarët më të mirë të javës.
TOP 5-shja: James Stanback (Rahoveci), Demario Mayfield (Prishtina), Edmond Kryeziu (Prizreni), Robert Jones (Ylli) dhe Romelo Banks (Ylli).
James Stanback në fitoren kundër Bashkimit luajti me double-double 15 pikë, 11 kërcime, ku ishte më efikasi te vreshtarët.
Demario Mayfield shkëlqeu kundër Lipjanit me 26 pikë, 3 topa të vjedhur e dy kërcime.
Edmond Kryeziu ishte më i miri te skuadra e Prizrenit me 20 pikë e 7 kërcime, kundër Boreas.
Robert Jones nuk pushoi asnjë minutë kundër Trepçës, ku gjatë 40 minutave që ishte në parket, shënoi 28 pikë dhe i rrëmbeu 6 kërcime në fitoren e dytë të Yllit.
Romelo Banks një tjetër lojtar i Yllit që u dallua kundër Trepçës. Ai shënoi 13 pikë, por në trapez ishte i pakalueshëm duke i rrëmbyer 20 kërcime, luajti rol të rëndësishëm në fitoren e Yllit.