Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STAR OF THE GAMEWEEK XXIX

Veton Tusha (Drita) - Ylli i javës (29)

Veton Tusha (Drita) - Ylli i javës (29)


18 April, 2025 @14:46

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 29-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Drita, Veton Tusha.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Murat Fejzullahu, Berat Berisha dhe Besim Slishani. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e njëzet e nëntë t’i takojë Veton Tushës, i cili shënoi dy golat në fitoren 2:0 të Dritës në ndeshjen e rradhës kampional kundër FC Prishtina.

Pasi mori këtë çmim, Tusha u shpreh i lumtur që u vlersua më i miri i javës: “Pas ndeshjes në Kupë, që nga minutat e para nuk ishte ekipi ynë siç jemi mësuar ta shohim. I jemi qasur ndeshjes kampionale me ritmin që e kemi gjithmonë, dhe për ndeshjen kampionale ishim me 100% të potencialit të ekipit tonë.

Atmosfera te FC Drita është e mrekullueshme; si lojtarët, stafi teknik, mjekët dhe ekonomët, kemi harmoni shumë të mirë në grup. Përveç titullit kampion, kemi synim edhe fitimin e Kupës së Kosovës.
Jam shumë i lumtur që jam shpallur Ylli i javës dhe të gjitha meritat i takojnë bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Shpresoj që do t’i arrijmë synimet tona dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund ” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.


 
Të gjitha lajmet nga