GOLDEN STATE WARRIORS
Viktima e radhës Oklahoma
7 February, 2016 @10:36
Përsëri, Golden State Warriors, nuk pësoi kundër një ekipit që konsiderohet i fortë në ligë.
Viktima e radhës ishte Oklahoma City Thunder, të cilët edhepse arritën ta barazojnë epërsinë prej 20+ pikëve, në fund, nuk arritën ta befasojnë skuadrën më në formë në NBA, Warriorsin.
Ndeshja përfundoi me rezultat 116-108, në favor të Golden State, derisa koshashënuesi më i mirë ishte Stephen Curry me 26 pikë e 10 asistime, të cilit i munguan vetëm 4 kërcime nga shifrat magjike triple double.
Në anën tjetër, Kevin Durant bëri çdo gjë për ta fituar ndeshjen por nuk mjaftuan 41 pikë e 14 kërcime, për Oklahomën.
Golden State Warriors, me këtë fitore e regjistroi të 41-tën resht në shtëpi, që është seria e dytë më e gjatë në histori të NBA-së, derisa në total kanë 46 fitore e 4 humbje dhe kanë kapur një seri prej 9 fitoreve resht.
Video
Kevin Durant , Stephen Curry