Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRVOJË NË MBROJTJE

Viktor Kuka rikthehet te Vëllaznimi

Viktor Kuka rikthehet te Vëllaznimi


17 August, 2024 @14:34

Futbollisti me shumë përvojë në futbollin kosovar, Viktor Kuka, është anëtar i ri i Vëllaznimit. Njoftimin e ka bërë të ditur klubi gjakovar sot, ndërsa Kuka 34 vjeç që në stinorin e kaluar ishte pjesë e Suharekës ka nënshkruar për stinorin 2024/25 me kuqezinjtë e Gjakovës, që këtë stinor do të drejtohen nga Leotrim Krasniqi.

Viktor Kuka @ Vellaznimi

Kuka në karrierëen e tij ka ndërruar shumë klube si në Superligë dhe Ligë të Parë, ndërsa përvoja e tij pritet të jetë jetike për mbrojtjen e krahut të Vëllaznimit, pozitë që e mbanë ai në lojë. Ai ka qenë pjesë e Vëllaznimit edhe në pjesë të parë të stinorit 2021/22. Kuka në karrierën e tij ka luajtur edhe për Drenicën, Suharekën, Lirinë, Flamurtarin, Malishevën, Feronikelin (e vjetër), Dritën, Prishtinën e Llapin, ndër të tjera. Ai njihet si mbrojtës luftarak dhe energjik.


 
Të gjitha lajmet nga