PLAY OUT: VUSHTRRIA - MEGASPORTS
Vushtrria dhe Megasportsi mbeten aty ku ishin
26 April, 2019 @22:01
Skuadra e Vushtrrisë, duke e mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të Play Outit Megasportsin, mbeti në Ligë të Parë.
Ndeshja e dytë përfundoi me rezultat 84-50 në favor të Vushtrrisë.
Më i dalluari te Vushtrria ishte Albelard Rashiti me 24 pikë, derisa te Megasportsi u veçuan Bleonis Tanushi me 16 pikë dhe Ardit Osmani me 13 pikë të tjera.
Vushtrria në stinorin tjetër do të jetë pjesë e Ligës së Parë, derisa Megasportsi pjesë e Ligës së Dytë.