PAS NDËRPRERJES SË NDESHJES
Përcakohet dënimi për KB Vëllaznimin
26 April, 2019 @13:32
Ndeshja ishte ndërprerë për shkak të tymit që u bë në palestrën Shani Nushi në përballjen e parë të PlayOutit të Superligës, ku Vëllaznimi ishte nikoqir ndaj Lipjanit.
Tifozët kishin ndezur flakadanë dhe kishin bërë re të zeza në palestër, derisa ndeshja u shty për një ditë më vonë, të cilën të nesërmën e fitoi Vëllaznimi ngushtë.
E pas verifikimit të raportit Komesari i Garave për këtë gjë ka dënuar me 500 euro klubin e Vëllaznimit.
Por, përveç kësaj ekipi i Vëllaznimit në ndeshjen e ardhshme të saj, qoftë në Superligë në rast të fitores në PlayOut, qoftë në Ligë të Parë sezonin tjetër - do të duhet të luaj një ndeshje pa shikues.