NGA INFORMATORI
125 euro dënime për Prishtinën pas duelit të fundit
25 April, 2019 @15:09
Seria u barazua në 2-2 dhe gjithçka sa i përket titullit të kampionit do të vendoset të shtunën në ora 19:00 në Prizren.
Nga ndeshja e katërt, ku femrat e Bashkimit arritën të fitojnë ndaj Prishtinës si mysafir dhe barazuan serinë në 2-2, Komesari i Garave ka regjistruar ndeshjen dhe ka penalizuar me 125 euro ekipin e Prishtinës për shkak të dy gabimeve teknike: Saranda Daci (GT 25 euro) dhe Fidan Shatri (trajner, GT 100 euro).