PLAY OUT GAME ONE
Vëllaznimi bën hapin e parë për Superligë
25 April, 2019 @21:47
Vëllaznimi ka arritur të shënojë fitore në përballjen e parë të PlayOutit ndaj Lipjanit, për të bërë kështu hapin e parë drejt Superligës.
Ekipi gjakovar i drejtuar nga Shkumbin Kumnova ka fituar ndeshjen që u ndërpre dje për shkak të tymit të krijuar nga tifozëria vendase, që vazhdoi sot prej minutës së katërt të çerekut të tretë në rezultatin 41-42, për të përfunduar 74-71 në të mirë të kuqezinjëve.
Atik Koshi ka qenë më efikasi te Vëllaznimi sonte, duke shënuar 27 pikë, ndërsa prizrenasi Edmond Kryeziu ka shtuar 20 pikë të tjera në fitore.
Dueli i radhës do të luhet në Better Life Arena të Lipjanit të shtunën më 27 prill me fillim prej orës 19:00.
Vëllaznimi ka epërsi 3 pikëshe nga ndeshja e parë, dhe nëse arrin të ruaj këtë epërsi d të jetë pjesë e Superligës. Nëse Lipjani fiton me më shumë se 4 pikë, atëherë Lipjani do të mbetet edhe stinorin e radhës në Superligë.