ISH BASKETBOLLISTI I PRISHTINËS DHE BASHKIMIT
Waller lëvdon Mijovicin për sukseset e sotme
23 January, 2017 @14:01
Ish basketbollisti i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, Tay Waller, ka lëvduar ish trajnerin e këtyre dy ekipeve, Petar Mijovic.
Waller ka thënë për kosarka.me se mentalitetin e fituesit në kokë ia ka ndërtuar trajneri Mijovic derisa ishte te Bashkimi, kur punuan bashkë.
Amerikani është duke shkëlqyer në elitën e basketbollit malazez për ekipin e Mornarit që po luan në ligën e Adriatikut.