GRUPI A - BASHKIMI
Bashkimi pa probleme llogaritjeje, kualifikohet nëse fiton
23 January, 2017 @13:39
Bashkimi i Prizrenit nesër mbrëma zhvillon ndeshje tejet të rëndësishme ndaj Teodos në “Sezai Surroi” me fillim nga ora 19:00.
Ekipi prizrenas ka llogaritë e qarta dhe nuk i duhet njohuri e madhe matematikore për të siguruar kualifikimin në fazën e dytë të garave të BIBL.
Bashkimi, thjesht duhet të fitojë dhe të sigurojë fazën e dytë të BIBL, pa marrë parasysh se çka ndodh në ndeshjet tjera të Grupit A të BIBL.
Sa i përket vetë ekipit portokallezi, ata kanë shtuar në skuadër malazezin Nikola Korac nga të huajt, ndërsa nga forcat vendore Arion Ballukun e rikthyen në skuadër si dhe Arian Tahirin e morrën nga Trepça.
Palestra “Sezai Surroi” në Prizren nesër mbrëma pritet të jetë e stërmbushur ashtu që ekipi të fitojë motiv shtesë për të siguruar fazën e dytë të BIBL.