Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

WARRIORS vs ROCKETS

Warriors dominon edhe në Play Off

nba.com

Warriors dominon edhe në Play Off


17 April, 2016 @0:04

Siç është pritur, ashtu edhe ndodhi në përballjen Golden State Warriors - Houston Rockets.

Kampioni aktual, Warriors, e mposhti Houstonin bindshëm me rezultat 104-78, duke mos lejuar ndonjë hapësirë për befasi.

Të gjithë të pranishmit në Oracle Arena, u frikësuan për një çast, ngase Stephen Curry u lëndua nga nyja e djathtë e këmbës dhe u detyrua të luaj vetëm 19 minuta, mirëpo megjithatë ai u bë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 24 pikë të shënuara, derisa lëndimi duket se nuk është shumë serioz.

SKEMA E PLAY OFFIT

Me këtë fitore, Golden State kaloi 1-0 në epërsi, ndërsa ndeshja e dytë e serisë do të luhet me 21 prill.


 
Të gjitha lajmet nga NBA