Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIDEO CONFERENCE

Yjet e NBA-së të bashkuar për vazhdim të stinorit

Yjet e NBA-së të bashkuar për vazhdim të stinorit


13 May, 2020 @1:49

Disa nga yjet e NBA-së janë shprehur të gatshëm për vazhdim të stinorit pas një video takimi që e kanë pasur mbrëmë, bën të ditur Yahoo Sports.

Të gjitha palët janë dakorduar që liga të vazhdojë me masat e parapara sipas mjekëve, prej momentit që liga merr dritën e gjelbër për rifillim të saj.

Chris Paul, kryetar i shoqatës së lojtarëve, ka aranzhuar një takim ku kanë qenë të përfshirë LeBron James, Anthony Davis, Kevin Durant, Giannis Antetokounmpo, Kahwi Leonard, Stephen Curry, Damian Lillard dhe Russell Westbrook.

Vendimi i këtij grupi të lojtarëve pritet të ketë peshë në vendimin përfundimtar të NBA-së, shkruan raporti.

Sezoni në NBA u pezullua më 11 mars. Në Konferencën Lindore Bucks janë liderë me bilans 53-12 të përcjellë nga kampioni aktual Raptors 46-18 dhe Celtics me 43-12. Në atë Perëndimore Lakers udhëheq me 49-14, para Clippers me 44-20 dhe Nuggets me 43-22.


 
Të gjitha lajmet nga NBA