SUPERKUPA
Ylli gjysmëfinalisti i fundit në Superkupë
2 September, 2021 @21:05
Skuadra e Yllit, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 93-73, bëhet gjysmëfinalisti i fundit në Superkupën e Kosovës.
10 minutëshi i parë përfundoi me dy pikë epërsi për Yllin, derisa kampioni aktual pjesën e parë e mbylli me epërsi dyshifrore 44-29.
Bashkimi e ngushtoi epërsinë në çerekun e tretë deri në 8 pikë, por çereku i fundit i takoi Ylli duke shënuar 32 pikë e pësuar 20, e eliminoi kundërshtarin nga Superkupa.
Përforcimi i ri i Ylli, Brandon Randolph, ishte më i miri me 22 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Erjon Kastrati me 20 pikë të tjera.
Te Bashkimi Richaud Gittens luajti me 27 pikë, kurse Valon Bunjaku ndaj ish-skuadrës së tij u dallua me 18 pikë, 7 asistime e 5 kërcime.
Ylli në gjysmëfinale do të takohet me Trepçën nesër (03.09.2021) nga ora 19:00.