Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFER

Ylli me përforcim për t’i zëvendësuar të lënduarit

Ylli me përforcim për t’i zëvendësuar të lënduarit


2 March, 2021 @21:40

Skuadra e Golden Eagle Yllit sapo ka zyrtarizuar përforcimin e ri të skuadrës, amerikanin L.G. Gill.

Gill, i cili luan në pozitat 4 dhe 5, do të mundohet të mbulojë hapësirat nga lëndimet e disa lojtarëve të tjerë të Yllit.

“Pas lëndimeve të shumta si Gëzim Morina dhe Mitchel Willbekin, të cilët tash e sa kohë janë jashtë fushës, po ashtu dhe Demetris Morant ka pësuar një lëndim kështu që ende nuk dihet rikthimi i tyre,” thuhet ndër tjerash në njoftimin e “xhebrailave”.

Qendra e re e suharekasve së fundi ka luajtur për skuadrën Iowa Wolves në NBA G League, ku ka pasur mesatare prej 3.8 pikëve dhe 3.1 kërcimeve për ndeshje.

Kjo do të jetë përvoja e parë për 26 vjeçarin 203 centimetërsh jashtë kufijve të ShBA-së.

 

 

 


 
Të gjitha lajmet nga