Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - YLLI

Ylli mposhtë Prishtinën, përkohësisht në krye të tabelës

TOPSPORTI / A.P

Ylli mposhtë Prishtinën, përkohësisht në krye të tabelës


3 December, 2020 @19:16

Në ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt në Superligë, Ylli e mposhti Prishtinën me rezultat 70-87 dhe u vendos në krye të tabelës.

E tëra që bëri Prishtina në këtë ndeshje ishte epërsia prej 5 pikëve në një moment të ndeshjes, derisa në shumicën e kohës kontrolli ishte te skuadra suharekase.

Më i miri i ndeshjes te Ylli ishte Valon Bunjaku. Bunjaku kundër ish-skuadrës së tij shkëlqeu me 21 pikë, 8 asistime, 5 kërcime e 2 topa të rrëmbyer, derisa u ndihmua edhe nga Cody John me 20 pikë e 6 asistime dhe Samir Zekiqi me 18 pikë e 5 kërcime.

Te Prishtina u dalluan Fisnik Rugova me 23 pikë, 12 kërcime e 5 asistime, Arian Qallaku me 16 pikë dhe Edmond Azemi me 12 pikë të tjera, kurse sonte mungoi Altin Morina.

TABELA AKTUALE

Ylli me një ndeshje më shumë se Peja, është vendosur në krye të tabelës me 4 fitore e 1 humbje, kurse Prishtina me 1 fitore e 3 humbje gjendet në fund të tabelës.

Në xhiron e gjashtë Ylli takohet me skuadrën e vetme pa humbje Pejën, kurse Prishtina e pret Vëllaznimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga