AMERIKANI I RADHËS
Ylli nuk ndalet së përforcuari
15 January, 2017 @0:04
Skuadra e Golden Eagle Yllit nuk po ndalet së përforcuari. Ekipi suharekas pas largimit të Urim Zenelajt dhe Altin Morinës, tashmë përveç një të huaji dhe dy vendorëve të angazhuar, së fundi ka bërë të ditur se ka siguruar edhe shërbimet e amerikanit të radhës, Chris Olivier.
Olivier 24 vjeç luan në pozitën e alos, kurse është 203 centimetra i gjatë. Së fundi lojtari në fjalë ka qenë pjesë e ekipit gjeorgjian, Dinamo Tbilisi.
Lojtari në fjalë gjatë këtij stinori ka pasur vetëm dy paraqitje për ekipin e Dinamos, ku nuk ka pasur ndonjë minutazhë për tu theksuar.
Ai ka qenë pjesë e NCAA, ku ka luajtur më parë për Oklahoma State. Aty në 33 ndeshje përgjatë stinorit të kaluar ka pasur mesatare prej 7.7 pikëve për ndeshje, 3 kërcimeve dhe 0.3 asistimeve.