MR. TRIPLE DOUBLE
Westbrook, për herë të parë pas Chamberlain
14 January, 2017 @10:22
Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, dje në ndeshjen kundër Minnesota Timberwolves regjistroi triple-double’in e 19 të stinorit (21 pikë, 12 asistime e 11 kërcime).
Westbrook, u bë lojtari i parë që e arriti këtë shifër pas legjendës Wilt Chamberlain, i cili në stinorin 1967/68 i kishte gjithsejt 31 triple-double gjatë një stinori.
Performanca e Russellit nuk mjaftoi për fitore, derisa skuadra e tij pësoi nga ujqit e Minnesotës me rezultat 96-86.