YLLI - PEJA
Ylli pa humbje në krye me trajnerin Gezer
6 January, 2021 @17:03
Skuadra suharekase, Ylli, e mposhti Pejën me rezultat 89-73 dhe e vazhdoi serinë perfekte pa humbje me trajnerin Fatih Emre Gezer.
Që dy skuadrët hynë me rezultat të barabartë 56-56 në çerekun e fundit, derisa Ylli në 10 minutëshin e fundit me sulme të sakta dhe me mbrojtje të fortë, shënoi 33 pikë dhe pësoi 17 pikë, për ta regjistruar fitoren e radhës.
Codi John me 27 pikë, 6 asistime e 3 kërcime ishte më i dalluari te skuadra suharekase, kurse u ndihmua edhe nga Valon Bunjaku me 22 pikë dhe Samir Zekiqi me 16 pikë të tjera.
Te Peja trajneri turk Semsettin Bas debutoi me humbje, derisa në mungesë të Dardan Berishës, më të dalluarit ishte Robert Cartwright me 25 pikë, dhe Brandon Walters me 16 pikë e 13 kërcime.
Ylli së paku deri nesër do të jetë në krye të tabelës me 8 fitore e 5 humbje, sikurse edhe Peja.
Në xhiron tjetër Ylli takohet me Rahovecin, kurse Peja me Vëllaznimin.