I HUAJI I KATËRT
Ylli regjistron Javis Howardin
5 November, 2018 @18:28
Përforcimi i katërt i huaj te Ylli i Suharekës është Javis Howard. Ai është i gjatë 203 centimetra dhe luan në pozitat nën kosh, alo-qendër, por edhe si qendër nëse paraqitet nevoja.
Ekipi i fundit i Howardit ka qenë Plymouth Raiders në Britani të Madhe. Aty Howard ka pasur mesatare prej 8.5 pikëve për ndeshje si dhe 5.2 kërcimeve për ndeshje.
Amerikani do të çojë numrin e të huajve në ekipin që drejtohet nga Arben Krasniqi në katër, pas Robert Jonesit, Romelo Banksit dhe Clayton Everetit.