DON BOSKO - VËLLAZNIMI
Vëllaznimi vazhdon kryesimin
4 November, 2018 @21:48
Vëllaznimi do të kthehet në Gjakovë me fitore pasi e mposhti Don Boskon me rezultat 77-74.
Don Bosko me Uranik Kërveshin e kishte rastin për ta dërguar ndeshjen në vazhdime, por ky i fundit nuk arriti të shënojë nga vija e treshit dhe fitues nga ky duel doli Vëllaznimi.
Skuadra gjakovare në këtë duel luajti vetëm me gjashtë lojarë. Prej tyre më i miri ishte Atik Koshi me 27 pikë, derisa u ndihmua edhe nga amerikani Robert Claypool, i cili luajti me double-double prej 26 pikëve e 11 kërcimeve.
Te Don Bosko u dalluan Rron Kurti me 20 pikë dhe Gent Shala me 18 pikë e 15 kërcime.
Vëllaznimi me një ndeshje më shumë se Feronikeli gjendet në krye të tabelës me bilanc 4-1, ndërsa Don Bosko i trajnerit Valentin Spaqi ka bilanc prej 3 fitoreve e 2 humbjeve.