Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - BASHKIMI

Ylli s’ndalet, vazhdon ndjekjen e kreut

FOTO / Ylli

Ylli s’ndalet, vazhdon ndjekjen e kreut


21 January, 2021 @18:57

Me performancën e mirë në pjesën e dytë, Ylli e mposhti Bashkimin bindshëm me rezultat 96-73.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyllë me një pikë epërsi për skuadrën prizrenase, derisa dallimi u bë në pjesën e dytë të ndesjes.

Ylli në çerekun e tretë e ngriti epërsinë në gjashtë pikë, derisa në çerekun e fundit kontrolli ishte totalisht te skuadra suharekase.

Mitchell Wilbekin me 25 pikë e 6 asistime, ishte më i miri te Ylli, derisa u ndihmua edhe nga Samir Zekiqi me 23 pikë e 7 kërcime.

Te Bashkimi shkëlqeu Endrit Hysenagolli me double-double prej 24 pikëve e 15 kërcimeve.

TABELA AKTUALE

Ylli e regjistron fitoren e 10 të stinorit krahas 6 humbjeve që i ka, kurse Bashkimi ka bilanc prej 8 fitoreve e 8 humbjeve.

Në xhiron tjetër Ylli do të takohet me Trepçën, kurse Bashkimi e pret Vëllaznimin në Prizren.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga