Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - YLLI

Ylli triumfon në Gjakovë, merr vendin e dytë

TOPSPORTI / A.P

Ylli triumfon në Gjakovë, merr vendin e dytë


29 December, 2020 @16:42

Pas fitoreve ndaj Trepçës dhe Prishtinës, Ylli ka shënuar edhe një tjetër fitore në Superligë.

Sot suharekasit triumfuan me rezultat 72-93 ndaj Vëllaznimit në Gjakovë, për ta regjistruar kështu fitoren e tretë rresht.

TABELA AKTUALE

Ylli shfaqi dominim që nga fillimi, duke mbyllur dy çerekët e parë 13-22 dhe 19-28.

Më pas, Vëllaznimi ishte më i mirë në çerekun e tretë, 23-17, mirëpo skuadra nga Suhareka nuk lejoi përmbysje dhe qetësisht e mbylli ndeshjen me fitore.

Te gjakovarët përsëri me pikë dyshifrore luajtën vetëm 3 lojtarët e huaj. Devonte Jackson luajti me 27 pikë, ndërsa nga 18 shtuan edhe Hortman e Council.

Cody John me 20 pikë ishte më i miri te Ylli sonte, kurse pas tij më i dalluari ishte Valon Bunjaku, që sonte luajti me 17 pikë, 11 asistime e 7 kërcime.

Për t’u përmendur nga ky takim është fakti që gjakovarëve sonte iu munguan Robert Shestani dhe Arion Balluku, që të dy të lënduar.

Të paktën përkohësisht, Ylli i trajnerit Fatih Gezer do të jetë në vendin e dytë në tabelë, kurse Vëllaznimi momentalisht është i gjashti në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga