KB BASHKIMI
Zekiqi zyrtarisht te Bashkimi
31 August, 2017 @21:52
Përveç trajnerit dhe datës së fillimit të përgatitjeve, klubi i Bashkimit ka njoftuar që pjesë e skuadrës prizrenase këtë vit do të jetë edhe Samir Zekiqi.
Zekiqi së fundi ishte pjesë e skuadrës së Trepçës, klub në të cilin ishte një nga koshashënuesit më të mirë vendorë të sezonit në Superligë.
Ndër të tjera, klubi prizrenas ka konfirmuar që Qëndrim Biraj, Imer Tahiri, Mikaile Tmusic dhe Edmond Kryeziu do të vazhdojnë të mbesin pjesë e skuadrës, kurse transferime të reja do të bëhen të ditura ditëve të ardhshme.