Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI 2-1 VËLLAZNIMI

Zeqiri e Blesa përmbysin Vëllaznimin në fund

Zeqiri e Blesa përmbysin Vëllaznimin në fund


14 September, 2022 @11:53

Skuadra e Vëllaznimit asnjëherë më parë se në këtë ndeshje nuk ishte pranë fitores ose edhe pikëve të para kampionale! Ekipi i Gjakovës udhëhoqi deri vonë në ndeshje.

Por në fund, kanë dalë në skenë dyshja në formë të lartë të Rahovecit këtë stinor për të sjellë gëzim të madh në Jahja Danuza, ndërsa Edon Zeqiri me gol e asist krejt në fund të ndeshjes dhe Jalen Blesa me golin e shtatë sezonal, kanë bërë përmbysje për fitore, Rahoveci 2-1 Vëllaznimi [Edon Zeqiri 89, Jalen Miler Blesa 90+4 - n.n.].

TABELA AKTUALE

Me fitore, vreshtarët e udhëhequr nga Senad Alirifa kanë vazhduar lidershipin në Ligë të Parë A, në stinorin e dytë të rikthyer aty, pasi që më parë ishin pjesë e Ligës së Dytë të Kosovës.

Vëllaznimi, pesë ndeshje pesë humbje - mbetet i fundit në renditjen tabelare dhe kriza vazhdon!


 
Të gjitha lajmet nga